Basha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme, bojkot Kuvendit

Shqipëria

Basha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme, bojkot Kuvendit

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 11:26
Lulzim Basha në protestën e PD-së

(E plotësuar) -Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku po zhvillohet protesta e opozitës, kujtoi se 20 Shkurti është dita e shënuar e rënies së komunizmit, rënies së bustit të diktatorit të Enver Hoxha.

Ai u shpreh se shqiptarët atë ditë të 26 viteve më parë i thanë jo pluralizmit fasadë dhe diktaturës dhe po Europës dhe Demokracisë moderne.

Sipas Bashës, ajo ditë ishte një pikë kthese nga errësira 50-vjeçare drejt dritës së të ardhmes, por sot jemi përballë një dileme të njëjtë, Demokraci Fasadë apo Demokraci moderne dhe funksionale.

Ai tha se nuk kthehet nga kjo rrugë pa fitore dhe fitorja sipas Bashës është qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e moderne. 

“Është nder i madh të jem në mesin tuaj sot në një ditë të madhe në ditën e rënies së diktaturës. Sot është një ditë e shenjtë dhe kujtimesh e homazhi për nderimin e atyre qindra e qindra mijëra qytetarë që u bashkuan me thirrjen e studentëve për të rrëzuar diktaturën 50-vjeçare. 2 muaj më parë, studentët e dhjetorit dhe intelektualët ja dolën ti shkëpusnin me forcën dhe vendosmërinë e tyre. Ishte Sali Berisha dhe shumë studentë të tjerë, por mbi të gjitha Azem Hajdari që i bënë ballë regjimit…20 shkurti i 26 vite më parë i vuri vulën komunizmit dhe shqiptarët thanë se nuk duan pluralizëm fasadë. Por sot sërish në këtë ndërtesë këtu kemi përballë një person që servir demokraci fasadë e për rrjedhojë ka konçesione fasadë, policisë fasadë, arsim fasadë dhe mbi të gjitha zgjedhje fasadë, prandaj dhe ne jemi këtu për të vijua rrrugën që populli shqiptarë nisi 26 vite më parë drejt demokracisë moderne. Prandaj ne sot i themi Ramës ik, duam qeveri teknike për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Kreu i PD, Lulzim Basha.

Image
Lulzim Basha në protestën e PD-së

Basha: Po kundërshtojmë demokracinë fasadë të pakicës (LIVE)

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha po mban një fjalim para protestuesve që po qëndrojnë për të tretën ditë para ndërtesës së Kryeministrisë, ku po kërkojnë largimin e Qeverisë së Shqipërisë dhe zgjedhje të lira dhe demokratike.

Ai ka kujtuar ngritjen e shqiptarëve siç tha ai për rrënimin e diktaturës para 26 viteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat