Llalla: Vettingu nuk mund t’i imponohet vendimeve të Prokurorisë

Shqipëria

Llalla: Vettingu nuk mund t’i imponohet vendimeve të Prokurorisë

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 10:39
Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ndodhet ditën e sotme në Shkodër, ku ka marrë pjesë në analizën vjetore të prokurorisë së këtij qytetit.

Duke e quajtur si një moment tepër të rëndësishëm zbatimin e Reformës në Drejtësi, Lllalla ka bërë me dije se Prokurori e Përgjithshme do të pësojë ndryshme rrënjësore në mënyrën e organizmit.

“Reforma në Drejtësi do të sjellë risi të reja për mënyrë sesi ligjvënësi ka vlerësuar të funksionojë por paraprakisht ka menduar që të gjithë ne të kalojmë procesin e Vettinut. Proces i cili pritet të fillojë së shpejti me krimin e strukturës së posaçme. “, tha Lllalla.

Po ashtu, kryeprokurori duke sjellë ndërmend dosje të shumtë që duhen të hetohen nga prokurorët, u bëri thirrje që të mos ndikohen në vendimmarrjet e tyre.

“Procesi i vettingut nuk mund të përdoret nga askush për t’i imponuar prokuroreve në vendimmarrjet e tyre. Të gjithë prokuroret duhet të vënë në dijeni prokurorin e Përgjithshëm mbi rastet e procedimeve penale në këtë periudhë. Ajo që fshihet lidhur me volumin e punës dhe ngarkesën e veprave penale, me shumë raste janë rastet e kultivimit të bimëve narkotike. Zbulimi i rasteve është i ulët. Ka raste të shpërdorimit të detyrës. Punonjës shtetëror abuzojnë me detyrën”, tha Llalla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat