Moti, në disa qytete të Shqipërisë do të ketë reshje dëbore

Shqipëria

Moti, në disa qytete të Shqipërisë do të ketë reshje dëbore

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 09:47
Bora në Shqipëri

Qarkullimi i masave ajrore të lagështa do të bëjnë që i gjithë vendi të dominohet nga mot kryesisht i vranët.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave, duke rrezikuar të gjithë territorin nga shira të dobët e lokalë.

Në zonat verilindore do të ketë reshje të pakta dëbore. Moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje të lehtë duke lënë të pandryshueshme temperaturat e mesditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat