Eurodeputeti Fleckenstein sot në Tiranë, a do të negociojë për protestën e PD-së?

Shqipëria

Eurodeputeti Fleckenstein sot në Tiranë, a do të negociojë për protestën e PD-së?

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 09:06
Knut Fleckenstein

Mbërrin sot në Shqipëri, në një vizitë tre ditore, raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, i cili ka qenë i angazhuar në situata krize të tilla politike në vendin tonë.

Vizita e Fleckenstein përkon edhe me zhvillimet e fundit politike në vend, siç është edhe protesta e PD, ku pikërisht pasditen e sotme mësohet se ai do të ketë një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Krahas politikanëve, Fleckenstein do të takojë Avokatin e Popullit, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Sipas Fleckenstein, takimi i radhës, i shtyrë, i Komitetit ndërparlamentar me Shqipërinë do të jetë në shtator, pasi ai nuk mund të mbahet përpara zgjedhjeve parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat