Përfundon mbledhja e PD: Protesta do të vazhdojë!

Shqipëria

Përfundon mbledhja e PD: Protesta do të vazhdojë!

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 15:54
Mbledhje e PD

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Grupit Parlamenta të Partisë Demokratike ku u diskutua procesi dhe ecuria e protestës që po zhvillohet përpara Kryeministrisë.

Mësohet se në këtë mbledhje, Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka vlerësuar deputetët për organizimin e protestës.

Në këtë kuadër, është vendosur nga ana e selisë blu që protesta të vijojë pa ndonjë afat të caktuar. Kjo në fakt është bërë e ditur edhe në daljet për media, si nga ana e deputetëve të opozitës, ashtu edhe nga vetë kreu i PD Lulzim Basha.

Në protestën që po zhvillon PD, kërkohen zgjedhje të lira dhe të ndershme më 18 Qershor, por nuk kanë munguar as zërat që kërkojnë rrëzimin e Kryeministrit Edi Rama. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat