Basha flet nga çadra: Protesta e PD, me mbështetjen e ndërkombëtarëve

Shqipëria

Basha flet nga çadra: Protesta e PD, me mbështetjen e ndërkombëtarëve

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 13:54
Kreu e Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Për Kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, protesta e opozitës që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, po gjen mbështetje gjithnjë e më të madhe edhe nga ndërkombëtarët.

Duke folur nga çadra e protestuesve para kryeministrisë, Basha tha se mbështetja ndërkombetare për protestën e opozitës po rritet nga momenti në moment.

Kreu i PD-së e quajti çadrën e mbushur me protestues një hapësirë lirie dhe demokracie. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ngritur fasada por se pas fshihet rrëmujë, kaos dhe varfëri.

“Këtë shesh e keni pagëzuar dje si sheshin e lirisë dhe demokracisë, shpresës. Konsensusi qytetar po rritet nga momenti në moment. Mbështetja nga ndërkombëtarët po rritet nga momenti në moment. Zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje dhe një qeveri teknike. Fitorja do të jetë fitorja juaj, fitore e çdo shqiptare. Nuk jemi mbledhur këtu për kauzën e Bashës apo PD-së, por për kauzën e çdo shqiptari të ndershëm. Kjo i ka dhënë kauzës sonë një forcë të papërballueshme”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat