Protesta e Partisë Demokratike, vajza e Azem Hajdarit “krah për krah” me Bashën në shesh

Shqipëria

Protesta e Partisë Demokratike, vajza e Azem Hajdarit “krah për krah” me Bashën në shesh

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 11:44
Vajza e Azem Hajdarit, Rudina dhe Basha

Partia Demokratike dhe gjithë subjektet e tjera politike që mbështesin kauzën e PD-së janë mbledhur ditën e djeshme në orën 12:00 përpara Kryeministrisë për të protestuar dhe për të rrëzuar qeverinë Rama-Meta. 

Në këtë protestë kanë marrë pjesë një numër shumë i madh njerëzit nga e gjithë shqipëria të cilët të mbështetur nga opozita shkuan drejt kryeministrisë ku dhe ditën e sotme gjenden në çadrën ku kanë kaluar dhe natën. 

Kjo protestë u mbështet fort nga eksponentët e partisë Demokratike, por jo vetëm. Në protestë krah Bashës gjendet edhe vajza e Azem Hajdarit, Rudina, e cila ditën e djeshme është ulur krah Bashës në Shesh.

“Ne mes te sheshit! Duke praktikuar te drejten e lirise se fjales. Nje levizje paqesore dhe qytetare, pa provokime apo sulme ndaj strukturave te shtetit #protestqytetare”,-shkruan Rudina Hajdari në Facebook. 

Protesta e opozitës vazhdon edhe ditën e sotme dhe akoma nuk dihet nëse Rudina do të jetë sërish krah protestuesve. Me herët në një intervistë për median ajo ka shprehur dëshirën dhe vullnetin për t’u bërë pjesë e Partisë Demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat