Bogdani: Protesta për qeveri teknike dhe reformë zgjedhore

Shqipëria

Bogdani: Protesta për qeveri teknike dhe reformë zgjedhore

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 08:36
Deputeti i PD, Gerti Bogdani

Deputeti i PD, Gerti Bogdani në një intervistë për Ora News nga çadra e ngritur në shesh ka deklaruar se dy janë kërkesat që kërkon protesta, qeveri teknik dhe reformë zgjedhore, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Ajo çfarë nisi në datën 18 shkurt i ka realizuar dy synime të PD në këtë moment. Çështjet për të cilat dje qytetarët protestuan janë çështje që shqetësojnë në përditshmërinë e tyre. Këtu nuk protestohet për të ikur kjo qeveri dhe të vijë PD në qeveri, jo protesta u bë që qeveria ti kthehet qytetarëve sepse ka disa kohë që i ka braktisur.

U protestua për banorët e Zharrzës, u protestua për ata qytetarë qe enden nëpër spitale, u protestua për ata qytetarë që vuajnë nga taksat, u protestua për ata njerëz që janë kundër importit të plehrave, u protestua për ata që janë futjes në burg për një kupon tatimor. Sot protestuan qytetarët sepse janë më të varfër se 4 vjet më parë. Protesta ishte kundër krimit, për kultivimin e drogës. Kjo qeveri i ka mbyllur hesapet me qytetarët, kjo është një qeveri e pushtetarëve dhe jo qytetarëve. Me këtë qeveri, Shqipëria nuk mund të ecë përpara dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

 Nëse vota e shqiptarëve është e lirë, PD fiton edhe sot. Me Edi Ramën kryeministër që e ka mbushur Shqipërinë me kanabis, me Saimir Tahirin që bashkëpunon me krimin, ku mund të jetë vullnet i lirë i qytetarëve shqiptarë. Protesta kërkon dy gjëra, qeveri teknik dhe reformë zgjedhore për të garantuar zgjedhje të lira. Zgjedhjet e lira i kërkon ai që nuk ka frikë nga vullneti i qytetarëve dhe i pengon ai që ka frikë. Kështu që kjo protestë nuk është alibi, por është një kërkesë e vërtetë.”, tha Bodani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat