Deputeti i PD-së kërcënon me destabilitet të vendit

Shqipëria

Deputeti i PD-së kërcënon me destabilitet të vendit

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 08:30
Deputeti i PD-së, Flamur Noka ne proteste

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, i cili u bë protagonist seancën e kaluar pasi u përjashtua për shkak të përplasjes me deputetin socialist Erion Braçe ka qenë gjatë natës pranë protestuesve demokratë të ngujuar në çadrën para Kryeministrisë.

Në një prononcim për News24, Noka tha se PD është e vendosur t’i shkojë deri në fund kauzës për zgjedhje të lira.

“Kemi qenë tërësisht paqësorë me policinë. Jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund çështjes sonë. Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje me qeveri teknike. S’ka asnjë sinjal nga qeveria për protestën. Kryeministri Rama bëri ironi në “Facebook”, me protestën tonë, por ne dje demonstruam që jemi pjesa më qytetare e vendit”, tha Noka.

Ai tha se është më mirë të ketë qeveri teknike se destabilitet të vendit. “Më mirë për vendin dorëheqje dhe qeveri teknike se destabilitet. Qeveria mos rrijë si ngrehinë kriminale, por të rrëzohet”, u shpreh deputeti i PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat