Arben Ristani: Nuk tërhiqemi deri sa të largojmë Edi Ramën nga pushteti

Shqipëria

Arben Ristani: Nuk tërhiqemi deri sa të largojmë Edi Ramën nga pushteti

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 16:24
Pamje nga protesta në Tiranë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherësh dhe një nga organizatorët e protestës, Arben Ristani ka paralajmëruar se protesta do të vazhdojë deri në largimin nga pushteti të Kryeministrit Edi Rama.

Ristani u shpreh se kjo do të arrihet përmes protestës popullore me të gjitha mjetet demokratike. Sa i përket procedimin penal ndaj tij për shkak të tejkalimit të orarit të protestës, Arben Ristani theksoi se kjo është çështje e parandësishme.

“Siç e patë pjesëmarrja e popullit në protestë ishte shumë e madhe. Përballë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nuk vëmë synim tjetër. Këto janë gjëra të parëndësishme, e rëndësishme është t’u japim shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Protesta në atë kohë e rilindësve ishte protestë e bandave të krimit për të prurë krimin në pushtet, për të zhvatur Shqipërinë, prandaj i bënë ato protesta.

Synojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe do t’ia arrijmë nëpërmjet protestës së pandalshme gjithmonë e më masive deri sa Rama dhe banda e tyre të na hiqen qafe. Nëse Edi Rama nuk largohet, do ta largojmë me forcën e popullit. Me forcë nënkuptoj forcën e protestës demokratike. Do të përballet me zemërimin popullor që do të vijë në ngritje”, deklaroi deputeti demokrat Arben Ristani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat