Protestuesit: Ja pse duhet të rrëzohet qeveria

Shqipëria

Protestuesit: Ja pse duhet të rrëzohet qeveria

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 12:23
Qytetarja

Protestuesit mbajnë fjalim në protestën e PD

Protestuesi nga Kruja: “Jemi këtu për të kundërshtuar padrejtësinë, arrogancën që ka mbjellë me mafien që nuk mund të bëjë pis emrin e lavdishëm të rilindjes tonë. Jam këtu për ti dhënë ndal të keqes që fshihet pas këtij muri. Jam këtu për të thënë që ne nuk jemi vetëm. Nuk e meritojmë këtë turp dhe ky “kryeministër” nuk i meriton qytetarët”

Qytetarja proteston me fëmijë në krah: “Jam një shqiptare e thjeshtë, nënë e dy fëmijëve të mitur. Unë jam viktima e parë e rilindjes. tre muaj pasi erdhën në pushtet mua më detyruan të mbyll biznesin tim të robaqepsisë. Tani jam pa punë.”

Protestuesi nga Patosi: “Unë vij nga zona e Patosit. Vij këtu për të ndarë një tragjedi që po ndodh aty dhe është fshehur nga kjo qeveri dhe po çensurohet nga mediat që janë blerë nga kjo qeveri. Kjo censurë ka bërë që shumë pak prej jush ta dijë që sot është dita e 16 e 9 protestuesve. Shumë pak e dinë që kompanitë e naftëes kanë vite që nuk paguajnë asnjë taksë, ndërkohë që helmojnë territorin”

Protestues: “Vij këtu për të ngritur zërin për rrugën ku po shkon Shqipëria. 5 miqtë e mi, ekspertë të mirë kanë ikur nga Shqipëria. Unë nuk i bashkohem atyre, ata u larguan sepse ndoshta kishin frikë nga elita që drejton Shqipërinë. Unë vendosa të rri këtu dhe të jem një prej jush. Zëri jonë do japë shpresë.”

Anëtari i shoqatës së të verbërve: “Kjo qeveri është më e ashpër sesa regjimi komunist për personat me aftësi të kufizuar.  Këta po na hedhin në rrugë. Kur ishte në opozitë ky kryeministër na premtoi diellin dhe hënën, por kur erdhi në pushtet na braktisi”

Ish-studente e drejtësisë:  “Me 5 mln euro investim nga taksat tona ti dëshiron ta kthesh Shqipërinë në biznes. Ne jemi sërish të burgosur sot, edhe pse pa pranga jemi të prangosur me prangat e të pabarabartëve.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat