Opozita sot në protestë, rrugët që do të bllokohen

Shqipëria

Opozita sot në protestë, rrugët që do të bllokohen

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 09:55
Ilustrim

Ashtu siç ka paralajmëruar, opozita do të dalë sot në orën 12:00 në protestë. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha një ditë më parë i bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës për zgjedhje të lira e të ndershme.

Po gjatë ditës së premte, policia njoftoi një plan masash, ku parashikohet dhe bllokimi i disa akseve rrugore.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, një pjesë e bulevardit “Zhan D’Ark”, një pjesë e “Bajram Curri” dhe Rruga Ismail Qemali, do të jenë të bllokuara. Po ashtu nuk do të lejohet parkimi në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës, bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugën “Myslym Shyri”

Në protestë janë parashikuar të marrin pjesë rreth 1500 efektivë policie, të cilët do të vendosen kryesisht në zonën e kryeministrisë dhe institucione të tjera të rëndësishme në qendër të kryeqytetit.

Ndërkohë, autobusë me mbështetës së opozitës janë nisur në orët e para të mëngjesit nga disa qytetet si Vlora, Fieri, Lushnja, Shkodra, Durrësi etj.

Protesta, e cila nis përpara godinës së Kryeministrisë do të zgjasë deri në orën 16:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat