Protesta e opozitës, pika kulmore dhe vendimi që pritet të ndryshojë gjithçka në shesh

Shqipëria

Protesta e opozitës, pika kulmore dhe vendimi që pritet të ndryshojë gjithçka në shesh

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 08:14
Basha

Lulzim Basha do t'u kërkojë protestuesve mendimin nëse ata duan të qëndrojnë në shesh për të marrë pushtetin. Është kjo pika kulmore që pritet të ndodhë në protestë gjatë fjalës së Lulzim Bashës.

Nëse protestuesit janë dakord, atëherë protesta do të zgjasë më shumë se 4 orë dhe njerëzit mund të mos largohen nga kryeministria derisa kërkesa për zgjedhje të lira dhe të ndershme të realizohet. Burime të News 24 saktësojnë se kjo kërkesë e opozitës realizohet përmes një qeverie teknike që do të përgatisë vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Një tjetër skenar që u përfol në ambientet e selisë blu është ngritja e cadrave para kryeministrisë deri në plotësimin e kërkesës së saj.

10 persona pritet të marrin fjalën në podiumin e ngritur para kryeministrisë, ndërsa mësohet se ata nuk do të jenë deputetë, por njerëz të profesioneve të ndryshme, artistë, studentë, shoqëri civile, të papunë etj. I vetmi politikan që pritet t’i drejtohet qytetarëve është kreu i PD-së, Lulzim Basha. Një rol të madh në këtë protestë do kenë të rinjtë të cilët do të vendosen kordon krah punonjësve të policisë për të shmangur çdo incident, ndërkohë deputetët do kujdesen që transporti i protestuesve në kryeqytet nga rrethet të mos pengohet në pikat hyrëse të Tiranës.

Kushtet e opozitës së bashkuar për ndaljen e protestave:

– Largimi i qeverisë, kusht për zgjedhje

– Votimi elektronik kusht i panegociushëm

– Zgjedhje me qeveri tranzitore!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat