PDK: Largimi i qeverisë, kusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Shqipëria

PDK: Largimi i qeverisë, kusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 17:46
Nard Ndoka

Partia Demokrastiane ka shprehur edhe njëherë mbështetjen në protestën e nesërme të opozitës.

Në një deklaratë për mediat, PDK e Nard Ndokës thekson se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kauza kryesore e protestës opozitare.

Njoftimi i PDK:

Partia Demokristiane e Shqipërisë, PDK, si pjese e Opozitës parlamentare, është e perfshirë në aksionin opozitar per zgjedhje te lira në Shqipëri. Në kushtet kur arroganca e mazhorancës aktuale nuk njeh kufi, kur opozita nuk trajtohet si partnere politike në një sistem demokratik, por si armike.

Ne rrethanat kur mazhoranca aktuale, ka bllokuar dialogon, konsensusin politik, garancite per procesin, mbetet e vetmja rruge, protesta masive deri ne largimin e kesaj qeverie qe ka kapur shtetin! Me 18 Shkurt, të gjithë sëbashku, per votën e lirë, per çlirimin nga bandat kriminale, nga korrupsioni qeveritar, nga klanet e droges, neser do te jetë vonë per të gjithë ne!

Ne Demokristianët Shqiptare, si subjekti politik më i demtuar nga Kodi Zgjedhor dhe vjedhja e votës, kemi të drejtën morale ti bëjmë thirrje çdo socialisti të ndershëm, që kemi protestuar sëbashku me to per votën, çdo deputeti dhe anetari te LSI, që kemi mbajtur një grevë urie në Kuvendin e Shqipërisë sëbashku per votën, çdo demokrati, çdo qytetari, çdo individi qe aspiron per nje Shqiperi Europiane! Ju kujtojmë, së per votën e lirë, ka vetëm nje standard per të gjithë, konsensus politik! Të gjithë në shesh, para kryeministrisë! Ora e së vërtetës po vjen, "rilindasit" fallco, po presin me frike fundin e tyre te turpshëm!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat