INSTAT: Rriten eksportet, kryesojnë Italia, Greqia dhe Gjermania

Shqipëria

INSTAT: Rriten eksportet, kryesojnë Italia, Greqia dhe Gjermania

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 16:46
ilustrim

Shqiptarët kanë konsumuar më shumë mallra të ardhura nga vendet e BE. Sipas INSTAT, vendi ka rritur eksportet me Italinë, Greqinë dhe Gjermaninë me 15.5% më shumë krahasuar me 2016. Por në kurbë rënëse janë rreshtuar importet, ku rezulton se në Shqipëri kanë hyrë më pak produkte nga Kina, Turqia dhe Italia. Rritje të importit kanë pasur vetëm produktet kimike dhe plastike, ndërsa është eksportuar më shumë mineral, lëndë djegëse kryesisht naftë dhe gaz si dhe energji elektrike.

Eksportet e mallrave kanë shënuar një tjetër rritje fillim të këtij viti, ndërsa ulje kanë pësuar importet.

Instituti i Statistikave në shifrat zyratare që ofron, thotë se  në janar 2017 ekportet arritën vlerën 19 mld lekë,  me një rritje 15.5% krahasuar me 2016, ndërsa importet u ulën me 1.2% krahasuar me një vit më parë.

Defiçiti tregtar është ulur me 14.2% duke arritur në 16 mld lekë.

Ndryshe nga një vit më parë, Shqipëria ka eksportuar më shumë në janar 2017, ku kryesojnë mineralet si kromi, lënda djegëse nafta dhe gazi si dhe energjia elektrike, tekstile dhe këpucë kryesisht për bizneset që punojnë me material porositës, si edhe materiale ndërtimi e metale dhe më pak mallra të grupit të ushqimeve, pijeve, prodhimeve të drurit dhe artikuj të tjerë.

Në vend kanë hyrë më pak produkte në grupin e mineraleve, energjisë elektrike dhe lëndës djegëse, makineri, materialet e ndërtimit, metale.

Import më të madh Shqipëria ka pasur për produktet kimike dhe plastike, tekstile dhe këpucë, ushqimi dhe pije.

Italia, Kosova dhe Spanja kanë qenë shtetet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje të eksporteve.

Ndërsa për importin, aktiviteti tregtar ka besuar më shumë tek Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

Importet e Shqipërisë me Kinën, Italinë dhe Turqinë kanë njohur rënie. 

Shkëmbimet tregëtare me vendet e BE zënë 61.1% të të gjithë tregëtisë.

Eksportet drejt vendeve të BE ishin 84.4% dhe importet 48.6%, ky kryesojnë Italia, Greqia dhe Gjermania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat