Deputetja e PS merr në mbrojtje Braçen: Noka, ky armik i qytetërimit

Shqipëria

Deputetja e PS merr në mbrojtje Braçen: Noka, ky armik i qytetërimit

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 11:04
Fjalosja në kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u përjashtua dje nga Kuvendi pasi gjuajti me librin e rregullores deputetin Erjon Braçe.

Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se u përjashtua si armik politik i qeverisë.

Por sot, deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku shkruan se Noka nuk është armik politik, por armik i qyteterëmit.

Statusi i Shamkut

“Jo, Flamur, ti nuk je “armik politik”, siç e quajte veten.

Fjala politikë ka në rrënjë të saj fjalën “polis” – qytet.

Dhe qytetet kanë qytetërim.

Në këtë kuptim, ti je bash antipolitik.

Të kisha dy metra larg sot, kur zgjodhe (si përherë xhanëm) të përdorje duart në vend të fjalëve; krahun në vend të mendjes.

I kemi ca miliona vjet ne njerëzit që kemi zbritë nga pema dhe kemi mësuar të flasim.

U përjashtove si antipolitik, si armik i qytetërimit, meqënëse don patjetër

ta quash veten armik.

Së paku ta dish armiku i kujt je!”, shkruan Shamku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat