“18 shkurti”, Basha: Manifestim i madh për fillimin e një lëvizje të re

Shqipëria

“18 shkurti”, Basha: Manifestim i madh për fillimin e një lëvizje të re

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 22:03
Lulzim Basha

Fati i Shqipërisë është i lidhur pazgjidhshmërisht me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe në 18 shkurt shqiptarët nuk do të bëjnë thjesht një protestë, por një manifestim popullor për të lajmëruar fillimin e një lëvizje të re. Kështu u shpreh lideri i demokratëve, Lulzim Basha, në takimin e zhvilluar me Lidhjen Demokratike të Grave. Basha teksa paralajmëroi përmbysje të mëdha, u dha fjalën shqiptarëve se partia e tij do të marrë përgjegjësi për gjendjen aktuale të vendit.

“26 vite pas pluralizmit demokracia është marrë peng dhe ekonomia, shëndetësia dhe arsimi ndodhen në kolaps”.

Kështu është shprehur kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në takimin me Lidhjen Demokratike të Gruas ku ishte e pranishme dhe Doris Pack.

“Fati i Shqipërisë është i lidhur pazgjidhshmërisht me zjgedhje të lira dhe të ndershme. Në 18 shkurt Shqipëria do të mblidhet si asnjë herë më parë. Jo një protestë e opozitës por një manifestim të madh popullor për të lajmëruar fillimin e një lëvizje të re për të definuar edhe njëherë kuptimin e demokracisë shqiptare”.

Sipas liderit të demokratëve, mijëra gra mbajnë peshë disproporcionale për të mbajtur familjen me rroga të ulëta, çmime dhe taksa të larta.

Një përmbysje e madhe do të ndodhë me zgjedhjet e lira e të ndershme, veçoi kryedemokrati Basha.

“PD është e gatshme tu japë shqiptarëve rrugët e daljes nga kriza që ka pllakosur vendin, duke e çliruar politikën nga të korruptuarit dhe kriminelët. Në radhë të parë breda vetes sonë. Lista e PD është e pastër si kristali, ku burrat e gratë do të kalojnë me suksses vettingun e vërtetë para qytetarëve, asnjë lidhje me krimin, asnjë njollë korrupsioni apo lidhje me diktaturën”.

Kryetari i PD propozoi ndër të tjera edhe ndryshime të thella në sistemin arsimor.

Sipas tij fëmijët pas orëve të mësimit do të qëndrojnë në shkolla me standarde, ku do të ofrohet dreka dhe do të ndjekin aktivitetet kulturore nën mbikqyrjen e mësueseve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat