Grabitja në Rinas: Thasët kishin dollarë, franga, paund dhe euro

Shqipëria

Grabitja në Rinas: Thasët kishin dollarë, franga, paund dhe euro

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 18:12
Grabitja në Rinas

Jeni kuriozë të dini se çfarë valute transportonin thasët e grabitur nga makiant e modifikuara si të blinduara?

Në 8 thasët e grabitur mesditën e 9 shkurtit 2017 nuk kanë qenë vetëm dollarë amerikanë, por dhe euro, franga zvicerane, paund, dollarë kanadezë dhe australianë.

Të gjitha në total e konvertuar bën shumën e 3 milionë e 200 mijë dollarëve amerikanë.

Valuta

-2 milionë e 400 mijë euro
– 200 mijë dollarë amerikanë
-80 mijë franga zvicerane
-rreth 280 mijë Paund
-një sasi dollarësh kanadezë
-një sasi dollarësh australianë

Sipas llogarisë kanë nisur për në Rinas rreth 3 milionë e 200 mijë dollarë amerikanë, vlera e së cilës nuk është dorëzuar pasi ishte sulmuar SHPSf shoqëruese e lekëve në rrugën e Rinasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat