Berisha: Lirimi i e ‘Hakmarrjes për Drejtësi’, pakti u bë në vitin 2013 nga Rama e Arapi

Shqipëria

Berisha: Lirimi i e ‘Hakmarrjes për Drejtësi’, pakti u bë në vitin 2013 nga Rama e Arapi

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 14:03
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda që kanë shpallur të pafajshëm anëtarët e organizatës terroriste “Hakmarrja për Drejtësi”.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Edvin Kristaq Rama, sot, në perputhje me një marrëveshje elektorale të vitit 2013 me grupin terrorist "Hakmarrja për Drejtësi", shpalli të pafajshëm drejtuesit kryesor të grupit, vëllezërit Shyti, djemë të xhelatit të diktaturës  komuniste Harejdin Shyti i dënuar për genocid dhe krime kundër njerezimit nga gjykatat shqiptare.

Mbi këtë grup vrasësish rëndojnë aktet terroriste dhe dhjetëra krime me monstruoze, listën e te cilave e keni këtu më poshtë. Pas këtij akti kriminal pritet që kryebanditi Edvin Kristaq Rama të lirojë, në përputhje me detyrimin e tij, Aldo Baren dhe bandën e tij, për të plotësuar kështu radhët e banditëve që i mungojnë atij!

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë vepër kriminale të Edvin Kristaq Ramës, u bëj thirrje shqiptareve të bashkohemi më shumë se kurrë, dhe me revolucionin tonë demokratik që nis me dt 18 shkurt të shpëtojmë veten, fëmijët tanë shoqërinë dhe Shqipërinë nga sundimi i kryebanditit dhe bandave te tij! sb

17 KRIMET E “HAKMARRJES PËR DREJTËSI"

29.01.1993 – Grabitet dega e valutës së Bankës së Kursimeve rreth 307 mijë dollarë

13.04.1993 Grabitet selia e shoqërisë “IAP”, ku vidhen rreth 53 mijë dollarë

15.12.1993 – Vritet tek “21 dhjetori” Sami Jata dhe nuk mund t’i vidhen lekët që transportonte

11.08.1994 – Shoqëria “Shkumbin Petrol” grabitet në mes të ditës, merret kasaforta dhe shpërthehet më vonë, ku i vodhën 2.6 milion lek të reja

12.10.1994 – Grabitet shoqëria “IAP”, merren 3.500 dollarë dhe plagoset roja, Eduard Trimi

13.12.1994 – Vidhet me pasojë vdekjen shtetasi Pal Prendi nga Vlora, punonjës i pikës së grumbullimit të parave të “Gjallicës”. Grabiten 2 arka me para. Shuma 3 milion lekë.

14.01.1995 – Grabitet argjendaria “Agron”, në vlerën 576.377 lekë të reja

20.01.1995 – Grabitet Banka e Kursimeve dega në Vlorë, në vlerën 2.6 milion lekë

21.01.1995 – Grabitet kompania e sigurimeve shoqërore “INSIG”, ku grabiten rreth 156 mijë lek të reja, me pasojë plagosjen e punonjësit të kësaj shoqërie

03.03.1995 – Grabitet Ndërmarrja e Lëndëve Djegëse në Tiranë “Butongas”, ku i vidhen rreth 430 mijë lek të reja

12.04.1995 – Vritet dhe më pas i merren lekët shtetasit Pirro Komini, që transportonte lekët e “VEFA”-s në banesën e tij, në afërsi të Gjykatës së Tiranës. Vlera 18 milion e 500 mijë lekë i grabiten

15.06.1995 – Grabitet fabrika e sfungjerit “Albafon” në Laprak ku i vodhën rreth 940 mijë lek të reja

31.10.1995 – Rrëmbehet fëmija Erjon Nushi, prindërve u kërkohet 200 mijë dollarë, por lirohet 3 ditë më pas pa marr lekët e kërkuar

12.01.1996 – Grabitet filiali i shoqërisë “VEFA” në Vlorë, merren 145 mijë dollarë

18.04.1996 – Grabitet Banka Kombëtare Tregtare dega Vlorë, merren 2.2 milion lekë të reja

02.1996 – Vendosja e eksplozivit në super-marketin e kompanisë “VEFA” në Tiranë, vriten katër persona plagosen 17 të tjerë

26.07.1996 – Vritet ish-drejtori i burgjeve, Bujar Kaloshi në afërsi të shtëpisë së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat