Grabitja në Rinas, Tahiri: Bëni durim, ngjarja do zbardhet

Shqipëria

Grabitja në Rinas, Tahiri: Bëni durim, ngjarja do zbardhet

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 11:39
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

Për Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, hetimet për grabitjen në rrugën e Rinasit po ecin përpara. I pyetur për çështjen në fjalë, ai e vlerësoi punën e policisë si të shkëlqyer dhe tha se rezultatet do të vijnë.

“Mua me rezulton që Policia e Shtetit ka zbardhur disa ngjarje, përfshirë edhe grabitje e vjedhje bankash. Më rezulton gjithashtu se po bëhet një punë e shkëlqyer, hetimet po ecin përpara. Bëni durim. Ju falenderoj që prisni prej nesh që ngjarjet t’i zbardhim brenda orës apo brenda ditëve. Ky standard është shenjë besimi për ne. Në asnjë vend të botës nuk pritet që ngjarjet të zbardhen brenda orës apo brenda ditëve, gjithsesi ne besimin tuaj e marrim si inkurajimin më të mirë për të bërë sa më shumë punë dhe për të çuar përpara hetimet. Bëni durim, rezultatet do të vijnë”.

Deklaratat Tahiri i bëri teksa mori pjesë në nisjen e punimeve për Komisariatin e ri të Policisë në Kombinat, ku premtoi një godinë të re me hapësira moderne në shërbim të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat