Rama gjen alibi për grabitjen në Rinas, reagon Ristani

Shqipëria

Rama gjen alibi për grabitjen në Rinas, reagon Ristani

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 19:37
Arben Ristani

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka justifikuar edhe grabitjen në Rinas, duke hedhur akuza edhe ndaj opozitës.

Lidhur me deklaratën e Ramës, ka reaguar deputeti demokrat Arben Ristani. Ky i fundit ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se kreu i qeverisë gjen alibi te opozita dhe mediet, edhe për skandale të tilla.

“O tempora O mores. Edi Rama zbuloi sot se autorët e grabitjes me armë, në mes të ditës, pranë Rinasit, qenkan disa, opozita, media, qytetarët dhe çdo mendje kritike në vend. Ndërkohë, ai vetë, ai që veshi kriminelët me uniformë policie, që mban ministër njeriun më të lidhur me krimin në tërë sojin e tij, s'paska asnjë përgjegjësi për grabitjet, drogën, tritolin, vrasjet, krimin që ka gjunjëzuar shtetin. Ky është karvani i zullumit që vetëm leh. Ne do ta ndalim”, ka thënë ai.

Arben Ristani theksoi se qytetarët duhet të dalin në protesta më 18 shkurt, për të ndryshuar gjendjen e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat