Grabitja e bankës-Rama: Të zellshmit e luftës kundër reformave, sulmojnë qeverinë dhe policinë

Shqipëria

Grabitja e bankës-Rama: Të zellshmit e luftës kundër reformave, sulmojnë qeverinë dhe policinë

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 17:39
Edi Rama

(E plotësuar) - Kryeministri Edi Rama në komunikimin e javës online me publikun kishte në fokus grabitjen e bakës së fundmi, ku deklaroi se të gjithë ata që sulmojnë qeverinë për reformat, sulmojnë dhe Policinë e Shtetit pa kurrëfare argumenti.

Kryeministri  Rama tha se këtë javë u grabit një bankë dhe u hodh përpjetë e gjithë lukunia e zellshme e luftës kundër reformave dhe kësaj qeverie që po hedh bazat për të bërë shtet në Shqipëri. “Nuk lanë gjë pa thënë, madje edhe gjera që s’ishin thënë, pasi grabitje të tilla ndodhin në të gjithë botën, por as opozita, as gazetarët nuk i turren qeverisë se grabitet nja bankë sado spektakolare të jetë grabitja. Ku bën vaki të sulmohet me tërbim qeveria dhe policia sikur të ishin grabitës”, tha Rama.

Në vijim, Rama u shpreh:“Cilat janë faktet në të vërtetë. Kanë ndodhur disa grabitje të kësajë natyre vitet e fundit, të cilat natyrisht nuk janë fenomen i ri. Në kohën e qeverisë së vjetër bankat janë sulmuar 32 herë. Në këto raste ashtu si dhe në rastin e fundit, garabitjet kanë qenë të organizuar me një ndihmë nga brenda këtyre instuitucioneve, që kanë rënë viktime e bandave. Suksesi i tyre ka qenë i lidhur me sistemin mizerabël të sigurisë dhe me sisteme të pajustifikueshme për të zbatuar masat në mënyrë të përsëritur nga Policia e Shtetit. Duhet nënvizuar se Policia e Shtetit ka zbardhur plotësisht qoftë rastin e bujshëm të Rinasit, qoftë rastin e grabitjes këtu në qendër të Tiranës dhe tanimë janë arrestuar disa autorë dhe janë në kërkim disa të tjerë”.

“Hetimet e kanë provuar katërciprisht dhe rast pas rasti dhe kanë treguar se Policia e Shtetit jo vetëm që nuk ka kurrëfarë gishti  në grabitjen e bankave sikundër akuzojnë në kor levantinët dhe zullumqarët, pasi prej kohësh policia ka kërkuar qoftë nga bankat, qoftë nga Rinasi për marrjen e masave për garantimin e zinxhirit të brendshëm të sigurisë së tyre. Ashtu sikundër për secilin prej rasteve edhe në këtë rastin e fundit masat e grupuara të sigurisë rezultojnë që të mos jenë marrë, jo vetëm që lajmërimi i policisë për ngjarjen është bërë më një vonesë të pajustifikueshme, por qoftë niveli i policisë  private, qoftë standardi i automjeteve të trasportit të parave, qoftë sigurimi i gjurmueshmërisë së kasave, qoftë edhe thjesht shtypja e butonit të alarmit, nuk rezultojnë gjëkundi të jenë mbajtur parasysh. Ateherë, a ka mundësi që nje mendje normale ta kuptojë se si është e mundur  që në këto kushte indiferentizmi nga ana e institucioneve, të mund të fajesohet Policia e Shtetit”, u shpreh Rama.

Në vijim Rama pohoi se “Policia e Shteti jo në Shqipëri, por në asnjë vend s’ka shanse ta ndalojë në flagrancë një krim të kësaj natyre nëse bankat nuk marrin asnjë nga masat e parandalimit, ndërkohë që policia ia ka përsëritur. Edhe në Gjermani u krye në festën e Krishtlindjeve një akt terrorist që tronditi mbarë botën, në zemër të Berlinit. Autori jo vetë që nuk u kap në flagrancë, madje në një shtet tjetër”. 

Rama komenton grabitjen: Policia pa faj

Në komunikimin javor të kësaj të diele, kryeministri Edi Rama është ndalur të komentojë grabitjen e ndodhur pak ditë më parë në Qafën e Kasharit, të parave të një banke.

Rama kundërshtoi akuzat e ngritura për Policinë e Shtetit, duke i quajtur ato absurde. Sipas kryeministrit, banka nuk kishte marrë masat e duhura, duke lejuar që transporti i parave të bëhet pa u plotësuar më parë kushtet e sigurisë. 

Rama tha se në asnjë nga grabitjet e ndodhura, nuk është provuar implikimi apo fajësia e Policisë së Shtetit dhe se kjo e fundit po punon për të zbardhur ngjarjet dhe për të garantuar respektimin e elementëve të sigurisë gjatë transportit të parave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat