Grabitja në Rinas, Gjykata jep arrest me burg për 6 punonjësit e sigurisë

Shqipëria

Grabitja në Rinas, Gjykata jep arrest me burg për 6 punonjësit e sigurisë

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 11:10
Grabitja në Rinas

Është dhënë masa e sigurisë për 6 të arrestuarit për grabitjen e ndodhur në Rinas, para tre ditësh, ku u morën 2.2 milionë euro.

Kështu, Gjykata e Krimeve të Rëndë ka lënë në burg 5 rojet që shoqëronin lekët me autoblind si dhe drejtuesin teknik të firmës së sigurisë.

Mësohet se 6 punonjësit e kompanisë së sigurimit,Gentian Dedja, Endri Daci, Përparim Logu, Xhemil Metaj, Dashamir Balla dhe Fatmir Gapi akuzohen se kanë neglizhuar masat e sigurisë gjatë transportimit të 2.7 mln eurove drejt Rinasit. 

Grabitja ndodhi tre dritë më parë, ku dy makina i kanë dalë para autoblind që transportonte para dhe nën kërcënimin e armëve mundën të merrnin një sasi të madhe parash. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat