Tahiri: Grabitja në Qafë Kashar do të zbardhet nga policia

Shqipëria

Tahiri: Grabitja në Qafë Kashar do të zbardhet nga policia

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 14:02
Saimir Tahiri

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar se Policia e Shtetit do të zbardhë grabitjen e Qafë Kasharit, si dhe rezultatet e hetimit do të bëhen të ditura në momentin e duhur.

Gjatë një ceremonie të organizuar në repartin RENEA, ku dhe u dorëzuan pajisjet e reja për këtë strukturë, ministri Tahiri tha se të jeni të bindur se siç kemi zbardhur ngjarje të tjera do të zbardhim është këtë.

“Policia e Shtetit nuk dorëzohet dhe as intimidohet nga sulmet publike. Detyrën e ka bërë dhe atëherë ku përveç kriminaliteti në rrugë ka pasur dhe banditizëm në Parlament. Aseti ynë i çmuar është besimi i qytetarëve, angazhimi, forcimi i kapaciteteve njerëzore. Policia do të bëjë detyrën dhe do ta zbardhë këtë ngjarje, siç ka bërë me ato të kaluarat”, deklaroi Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat