Tjetër grabitje me armë, hajdutët e maskuar marrin kasafortën e një pike karburanti

Shqipëria

Tjetër grabitje me armë, hajdutët e maskuar marrin kasafortën e një pike karburanti

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 12:14
Ilustrim

Një pikë karburanti në fshatin Mollas në Bashkinë e Cërrikut ka rënë pre e një grabitjeje të armatosur.

Grabitja ka ndodhur gjatë natës nga disa persona të armatosur dhe të maskuar, të cilët kanë goditur pronarin e karburantit dhe më pas kanë marrë me vete kasafortën me para. Nga ngjarja ka mbetur i lënduar vetë pronari, i cili në dëshminë e para ka thënë se autorët u shfaqën me uniforma policie.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj, ndërkohë që ende nuk dihet shuma e parave të grabitura. Në orët e mbrëmjes së të premtes, një tjetër grabitje ndodhi në Tiranë, ku persona të armatosur grabitën një supermarket në rrugën “5 Maji”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat