Grabitjet në Tiranë, Noka: Mos akuzoni policinë, Tahiri e ka dhënë shembullin, lëviz i blinduar...

Shqipëria

Grabitjet në Tiranë, Noka: Mos akuzoni policinë, Tahiri e ka dhënë shembullin, lëviz i blinduar...

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 22:03
Flamur Noka

Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka akuzuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për dy grabitjet me armë që ndodhën në Tiranë brenda 24 orëve.

Në një status në Facebook, Noka ironizon duke thënë se qytetarët e kanë vet fajin për grabitjet që ndodhin, pasi nuk lajmërojnë në kohë policinë dhe nuk vishen me rroba të “blinduara”.

Ironinë e tij, deputeti Noka e përfundon duke thënë se Tahiri e ka dhënë shembullin e tij, duke lëvizur në çdo moment makinën Toyota të blinduar.

Statusi në Facebook i deputetit të PD Flamur Noka:

Vazhdojne grabitjet me arme ...Ne Tirane nen tyten e armes vidhet nje supermarket pa u bere 24 ore nga vjedhja e bankes ...Ministri si zakonisht pas cdo vrasje a vjedhje me arme shfaqet ne media krenarist.. dhe akuzon kedo pervec fajtorit .. Akuzon te vjedhurin... Akuzon viktimat ne vendngjarje....Akuzon qytetaret qe nuk dhane jeten per ti shpetuar faqen policise e vet atij por u mjaftuan vetem me filmime .... Fajin asnjeher se ka policia ..Policia si gjithmone.....ne krye te detyres ( por ne drejtim te paditur).. Neser do dal e do thote qe nuk ka faj policia pse nuk kishte xhama e dere te blinduar supermarketi, biles edhe punetoret duhet te kishin veshje te blinduar . Edhe arka ditore e supermarketit duhet te ishte e blunduar... Sot e pas kush del nga shpia i pablinduar mos te fajesoje Saje qorrin dhe policine per cdo gje qe i ndodh se i ka fajet vet... Ai ka tre vjet qe ka dhene shembullin vet .. Nuk leviz asnji meter pa toyoten e blinduar ....Ky eshte shteti..."qe duam".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat