“Uau sa shumë thasë!” Reuters publikon videon e grabitjes që po bën po bën xhiron e botës

Shqipëria

“Uau sa shumë thasë!” Reuters publikon videon e grabitjes që po bën po bën xhiron e botës

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 21:39
Vjedhja e bankës

Lajmi i grabitjes në Qafë Kashar po bën xhiron e botës.

Agjencia e njohur, Reuters ka publikuar videon e grabitjes, duke theksuar se ajo ka ndodhur në mesin e ditës, rrugës për në aeroportin kryesor të vendit, teksa shoferët filmuan me celularë ngjarjen.

Videoja tregon personat e veshur me të zezë, teksa transferojnë me qetësi dhjetë thasë me para në makinat e tyre, të cilat më pas u braktisën dhe iu vu zjarri.

“Uau, sa shumë thasë,” bërtet një shofer, teksa filmon grabitjen.

“Personat e armatosur janë të lirë. Si për të lënduar akoma më shumë plagën, makinat e grabitjes u gjetën të djegura në Rrugën e Hajdutëve, një fshat jo shumë larg kryeqytetit”, shkruan agjencia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat