Grabitja e parave në Qafë-Kashar, Altin Qato: Ja 7 shkeljet e policisë private

Shqipëria

Grabitja e parave në Qafë-Kashar, Altin Qato: Ja 7 shkeljet e policisë private

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 14:39
Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë, Altin Qato

Përmes një deklarate për media Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë, Altin Qato ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Qafë-Kashar, ku persona të armatosur grabiten një bankë të nivelit të dytë.

Qato thekson rëndësinë e rritjes së parametrave të sigurisë, por shton se shqetësues është fakti që “bankat nuk investojnë në sigurinë e tyre”.

Rregullat e shkelura nga shoqëria e sigurisë fizike:

– Mjete ishin të modifikuara dhe nuk plotësonin kriteret pavarësisht se në lejet e transportit rrugor nga Drejtoria përkatëse është shkruar mjet për transport të veçantë.

– Kamerat e sigurisë në mjet nuk ishin të instaluara.

– Njëri nga drejtuesi e mjetit nuk ka qenë i autorizuar për të lëvizur me këtë mjet.

– Nuk kanë përdorur armët ashtu siç parashikohen në ligj për raste të tilla.

– Mjetet e monitorimit nuk ishin të certifikuara.

– Të dy automjetet nuk kishin logon e shoqërisë së transportit të parave.

– Nuk është kërkuar bashkëpunimi me forcat e policisë.

Bazuar në shkeljet e konstatuara, gjatë paradites së sotme u vendos heqja e certifikatës së shoqërisë së transportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat