Tahiri: Grabitja, pasqyra si dështojnë hallkat që garantojnë siguri

Shqipëria

Tahiri: Grabitja, pasqyra si dështojnë hallkat që garantojnë siguri

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 10:33
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri foli nga Elbasani, ku vijon fushatën për dorëzimin e armëve, për grabitjen e djeshme.

“Grabitja është pasqyra si dështojnë hallkat që duhet të garantojnë siguri. E patolerueshme që bankat të transportojnë shuma të mëdha me zero siguri. Ngjarja nuk do të ndodhte nëse policia private dhe banka do të merrnin masat minimale”, tha Tahiri.

Ministri shtoi se kemi të bëjmë me një “ngjarje kriminale”, për të cilën “policia duhet të bëjë maksimumin për zbardhjen e saj”.

Tahiri shfajësoi policët privatë, duke thënë se ata që “paguhen maksimumi 20 mijë lekë, nuk mund të bëhen heronj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat