Do kryente tjetër transfertë, i hiqet licenca kompanisë private

Shqipëria

Do kryente tjetër transfertë, i hiqet licenca kompanisë private

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 10:29
Grabitja

I është hequr licenca e udhëtimit të aktivitetit kompanisë private të sigurisë që shoqëronte sasinë e konsiderueshme të parave të grabitura një ditë më parë në Rinas.

Bëhet e ditur se kompania ka dashur të bëjë sot edhe një tjetër transfertë si ajo e një dite me parë. Por sipas burimeve zyrtare furgoni ka qenë jashtë kushteve të transportit të quajtur ‘i blinduar’.

Gjatë ditës së djeshme, u vodh një shumë e konsiderueshme parash në valutë, ende e papërcaktuar nga ana e policisë. Ato ishin para të një banke të nivelit të dytë që do të transportoheshin për në Rinas.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar edhe gjashtë persona. Krahas pesë të arrestuarve të një dite më parë, punonjës të kompanisë private të sigurisë që ishin pjesë e grupit të shoqërimit, është arrestuar edhe drejtuesi teknik i saj, Fatmir Gapi.

Ky i fundit ka përfunduar në prangat e policisë si personi përgjegjës për blindimin e mjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat