Grabitja e bankës, deputeti i PS-së me kërkesë të çuditshme për Tahirin

Shqipëria

Grabitja e bankës, deputeti i PS-së me kërkesë të çuditshme për Tahirin

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 09:05
Deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta

Deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta duke reaguar pas grabitjes së djeshme në mes të ditës të parave të bankës i është drejtuar me një kërkesë befasuese ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Kosta shkruan se policia duhet të padisë bankën për dënimin moral, tensionimin dhe krijimin e stresit tek qytetarët shqiptarë.

Postimi i Kostës

 Kërkesë: kryetarit të partisë Tiranës dhe ministrit të rendit;

Policia e Tiranës të padisë bankën për krijimin e tensioneve të padëshiruara dhe panik ndaj qytetarëve të Shqipërisë!

Sigurisht që media dhe publiku duhet të bëjë analizë të zgjeruar me vazhdimësinë e grabitësve por nuk është e drejtë të ngarkohet për paaftësi e faj policia e shtetit, absolutisht jo !

Unë prononcohem dhe si kompani private,kur derdhim apo tërheqim para nga bankat (dhe këto banka i kemi shumë pranë zyrave tona)masa e parë është besueshmëria e personit që lëviz paratë, prandaj në bazë të sasisë së parave shtohen dhe masat e sigurisë, por mesa pashë kronika të ndryshme dhe vërehej qartë se nuk plotësohej aspak sigurimi i këtyre parave atëhere uroj që javët në vazhdim të mos ketë grabitje tjetër….!!

Pronari I këtyre parave (banka)nuk e ka të lehtë të përfitojë nga shoqëria e sigurimit këto humbje…Jam i bindur që nuk do marë asnjë kacidhe, në qoftë se do i përfitojë këtë kompensim !? më lind dyshimi se siguruesi ka mjaftë fitime për ti falur dëmtuesit.

Nuk ka pse paaftësia e bankierëve të ulë apo të dëmtojë moralin dhe suksesin e policisë së shtetit. Policia ta padisë bankën për dëmin moral, tensionimin dhe krijimin e stresit tek qytetarët shqiptarë. Faleminderit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat