Blushi: Kam prova se bankat vidhen me ndihmën e shtetit

Shqipëria

Blushi: Kam prova se bankat vidhen me ndihmën e shtetit

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 20:38
Deputeti dhe kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi

Deputeti dhe kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ka reaguar lidhur me grabitjen e 8 thasëve me para ditës e sotme pranë Rinasit. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” , Blushi hedh akuza të forta duke thënë se bankat në Shqipëri vidhen me ndihmën e shtetit.

Ai shkruan se ka prova se Republika po bie dhe se thasët po vidhen me ndihmën e shtetit!

KUSH I MBRON BANKAT?

Miku im Blendi Fevziu më kërkoi ta shtynim intervistën e parashikuar sot në darkë, për shkak të vjedhjes së makinave të bankës. Natyrisht e mirëkuptoj. Vjedhjet e bankave janë kthyer në serial. Shteti shikon dhe bashkëpunon,grabitësit ikin dhe e shikojnë policinë në televizor. Ja pse ska vende pune, besim dhe investime të huaja. Se nuk ka kush i mbron! Një javë më parë thashë në Kuvend se Republika po bie. Sot kam edhe prova.Thasët e Republikës sonë po vidhen me ndihmën e shtetit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat