Grabitja/ Ben Blushi: Kam prova, thasët po vidhen me ndihmën e shtetit

Shqipëria

Grabitja/ Ben Blushi: Kam prova, thasët po vidhen me ndihmën e shtetit

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 17:57
Deputeti i partisë LIBRA Ben Blushi

Deputeti i partisë LIBRA  Ben Blushi thotë se disponon prova për grabitjen e sotme në Rinas ku u morën rreth 2 milionë Euro.

Në një status në Facebook, deputeti Blushi shkruan se grabitja e parave nga makinat e blinduara është bërë me ndihmën e shtetit.

Statusi i deputetit Ben Blushi:

KUSH I MBRON BANKAT?

Miku im Blendi Fevziu më kërkoi ta shtynim intervistën e parashikuar sot në darkë, për shkak të vjedhjes së makinave të bankës. Natyrisht e mirëkuptoj. Vjedhjet e bankave janë kthyer në serial. Shteti shikon dhe bashkëpunon,grabitësit ikin dhe e shikojnë policinë në televizor. Ja pse ska vende pune, besim dhe investime të huaja. Se nuk ka kush i mbron! Një javë më parë thashë në Kuvend se Republika po bie. Sot kam edhe prova.Thasët e Republikës sonë po vidhen me ndihmën e shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat