”Deputeti i Parlamentit shqiptar i paguan 1.000 euro prostitutat në Tiranë, dalin bisedat”

Shqipëria

”Deputeti i Parlamentit shqiptar i paguan 1.000 euro prostitutat në Tiranë, dalin bisedat”

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 23:29
ilustrim

Mbrëmjen e sotme gazetari Spartak Koka në ''Opinion'', teksa po fliste për operacionin ''Free Taxi'' ku u zbulua një rrjet i gjerë prostitucioni në Tiranë tregoi se klientë të këtij rrjeti prostitutash, janë edhe deputetë të Parlamentit të Shqipërisë.

Gazetari tregoi se janë disa emra të lakuar, por që nuk mund të procedohen penalisht, megjithëse janë klientët që paguajnë më shumë duke filluar nga 300 euro në 1.000 euro.

Konkretisht rrjeti ku është i përfshirë një deputet është ai i Ambrës 21 vjeçe dhe Fellanxe 37 vjeçe.

Dyshohet se personat që janë pjesë e rrjetit, përdorin dhe shpërndajnë te klientët edhe lëndë narkotike, të llojit kokainë.

Në studio live Koka lexoi edhe bisedat, ku ishte i përfshirë deputeti.

“Do ikim tani se na mori “shefi”, lexoi Koka. Shefi sipas tij eshte deputeti, për të cilin Prokuroria i pushoi hetimet. Deputeti mesohet se është klienti qe linte më shumë para për prostitutat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat