Basha me fermerët e Lushnjes: Në protestë për kushtet tuaja

Shqipëria

Basha me fermerët e Lushnjes: Në protestë për kushtet tuaja

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 21:47
Kryetari i PD, Lulzim Basha ne Lushnje

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në vijim të turit të tij në zona të ndryshme të vendit, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim edhe me fermerët e Lushnjës.

“Ata janë të revoltuar, pasi nuk kanë asnjë përkrahje, asnjë subvencion dhe asnjë investim publik në bujqësi e infrastrukturë”, ka deklaruar Basha lidhur me takimin e zhvilluar. 

Sipas kreut të opozitës, për të tretin vit fermerët nuk kanë arritur të shesin dot prodhimet dhe kanë fituar vetëm sa për të mbijetuar. 

“Fermerët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta, që u jep hapësirën dhe lirinë në treg, që i mbështet me investime dhe infrastrukturë”, ka thënë më tej Basha, i cili ka përsëritur thirrjen për bashkim në protestën e 18 shkurtit. 

“Le të ngrihemi bashkë më 18 shkurt për të ngritur zërin për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që të sjellin një qeveri të përgjegjshme që punon për bujqit, blegtorët dhe të gjithë njerëzit që punojnë ndershmërisht”, ka apeluar Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat