Shtrenjtohen ushqimet dhe gazi për janarin

Shqipëria

Shtrenjtohen ushqimet dhe gazi për janarin

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 16:55
Ilustrim

Rritja e çmimeve gjatë muajit janar ka kapur nivelin më të lartë të dy viteve të fundit. Sipas Institutit të Statistikave Shqiptare, inflacioni për muajin e shkuar arriti në 2.8%, nga 1.5 që ishte një vit më parë. Rritja më e madhe ka ndodhur te çmimet e ushqimeve, kryesisht ato të perimeve dhe produkteve bazë, të cilat janë shtrenjtuar me 24%.

Por pas nuk mbetet as rritja e grupit transport e ndikuar nga vënia për herë të parë e akcizës së gazit për automjetet. INSTAT konfirmon që çmimi i gazit është rritur edhe për familjarët, pasi është shtrenjtuar edhe grupi “qira ngrohje dhe lëndë djegëse”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat