Basha: Projekti ‘Veliera’, bëhet për interesa personale të dyshes Rama-Dako

Shqipëria

Basha: Projekti ‘Veliera’, bëhet për interesa personale të dyshes Rama-Dako

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 16:53
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ne Durrës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm gjatë ditës së sotme në qytetin e Durrësit ku vizitoi zonën në të cilën po ndërtohet velieres, ku aty pranë janë zbuluar dhe rrënoja arkeologjike.

Basha tha para banorëve të Durrësit se ky projekt i dyshes Rama-Dako nuk ka për qëllim aspak interesat e qytetarëve, por interesat personale të këtyre pushtetarëve të korruptuar.

"Nuk investojnë për nevojat e qytetarëve, por po kryejnë investime për përfitime personale. Nuk investojnë në nevojat immediate të qytetit dhe qytetarëve. Durrësi po mbytet nga ndotja dhe këta ngrenë veliera. Qëllimi  është të marrin gjysmat e parave për vete. Nuk investojnë në shërbimin e ujit të pijshëm. Nuk investojnë në infrastrukture por duan të shesin betonin e Vangjushit. Po varroset arkeologjia e qytetit vetëm për interesa personale", ka thene Basha.

Më tej kreu i opozitës ju ka bërë thirrje banorëve durrsakë që në 18 shkurt ti bashkohen protestës së opozitës kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe bashkëpunëtorë të krimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat