Tahiri në Burrel: Mos ndiqni modelet e dhunës

Shqipëria

Tahiri në Burrel: Mos ndiqni modelet e dhunës

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 19:37
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri.

Nisma “Shqipëria pa armë” ka vijuar gjatë ditës së martë në qytetin e Burrelit, ku ishte i pranishëm vetë ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri.

Mes personave që dorëzuan armët ishte edhe një nënë, e cila kishte humbur djalin nga armët gjatë viti 1997. Ndërsa ministri Tahiri zgjodhi t’u drejtohej nxënësve të shkollave që të mos ndjekin modelet e gabuara që shfaqen në rrjete sociale nga këngëtarë të ndryshëm me dhunë apo armë.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u ka bërë thirrje edhe atyre qytetarëve të Burrelit, që armën e kanë mbajtur sepse më parë nuk ka patur shtet, t’i dorëzojnë ato, pasi sfida e qeverisë, është që të gjithë bashkë të punojmë për të bërë shtet. Ndërsa nxënësve të shkollave u ka bërë apel që të mos ndjekin modelet e gabuara të videoklipeve me dhunë dhe armë.

Deri më tani nga nisma “Shqipëria pa armë” janë dorëzuar vullnetarisht mbi 550 armë dhe mbi 80 mijë municione. Amnistia për dorëzimin vullnetar të armë do të vazhdojë deri më 30 prill,.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat