“Ja milionat që merr kreu i SHKB-së për mbylljen e dosjeve të krerëve të policisë”

Shqipëria

“Ja milionat që merr kreu i SHKB-së për mbylljen e dosjeve të krerëve të policisë”

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 14:33
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot me emra dhe me shifra, pazaret e drejtorit të SHKB-së, që sipas tij mbyll dosjet e krerëve të policisë në shkëmbim të mijëra eurove.

Me anë të një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Berisha shkruan se Arben Skendo ka marrë para të majme nga drejtori i kufirit në Vlorë, nga ish-shefi i komisariatit të Sarandës, bashkëpunëtor i Balilit dhe nga shefi i komisariatit të Krujës.

Ja postimi i plotë i ish-kryeministrit në “Facebook”:

“Në banditistan, banditët duke blerë pushtetin bëjnë kërdinë!

Oficeri i dixhital i SHKB denoncon:

Drejtorin e SHKB-së që u mbyll dosjet e trafiqeve drejtorëve të policisë së qarqeve duke ju marrë ryshfet qindra mijëra euro. Kështu, sipas tij Arben Skendo ka marrë:

-220 mijë euro nga Gëzim Zhupaj, drejtor i kufirit në Vlorë!
-170 mijë euro ish-shefit të komisariatit Sarandë, Besmir Sakajani, bashkëpuntor i Balilit që ishte në prag arrestim.
-150 mijë euro shefit të komisariatit të Krujës për të mos u arrestuar. Këtu më poshtë keni informacionin e tij të plote! sb

"Përshëndetje doktor, jam një oficer i shcba-së.. Ju bëj me dije se drejtori jonë i përgjithshëm Arben Skendo një oficer i vjetër i Sigurimit të Shtetit është personi që ka shkatërruar dhe shitur punën tonë te drejtuesit e Policisë së ShtetitM që kanë qenë dhe janë të përfshirë direkt me kultivimin e kanabisit në të gjithë vendin.. Për të gjithë këta drejtues që janë marrë me këtë veprimtari të paligjshme institucioni jonë në bazë të informacioneve të ardhura dhe grumbulluara ka mbledhur plot fakte e prova dhe e ka bërë detyrën e vet dhe ka qenë mëse e mjaftueshme që këta drejtues sot të ishin në burg.. Por Arben Skendo nuk i ndoqi dhe bëri punën që ka për detyrim me ligj por i zgjidhi këto pune privatisht duke zhdukur provat dhe duke ju marrë këtyre drejtuesve mijëra euro.. kjo gjë ka ndodhur pothuajse me të gjithë drejtuesit e drejtorive dhe komisariateve në të gjithë Shqipërinë.. Po ju jap disa raste. Vetëm në Vlorë drejtorit të policisë kufitare z. Gëzim Zhupaj në këmbim të zhdukjes së provave i ka marrë 220 mijë euro.. Shefit të komisariatit të Krujës për të mos e arrestuar i ka marrë 150 mijë euro.. një ish-shefi të komisariatit të Sarandës Besmir Sakajani i cili është i lidhur me Klement Balilin dhe ka qenë për t’u arrestuar i ka marrë 170 mijë euro.. Krimet e Rënda të merren vetëm me këtë drejtues dhe do të vërtetojnë e kuptojnë gjithçka ka ndodhur me kultivimin e kanabisit në Shqipëri...".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat