Bllokohet anija shqiptare në Itali

Shqipëria

Bllokohet anija shqiptare në Itali

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 13:27
Ilustrim

Qe detyruar të hynte në radën e portit të Kaliarit në Sardenjë për shkak të motit të keq, por me sa duket do të qëndrojë gjatë atje anija “Roger”, me pronar shqiptar.

Nga kontrollet e Guardia di Finanza, që aktualisht ka sekuestruar mjetin lundrues me flamur kongolez, kanë rezultuar shumë anomali.

“Roger” duket se bën pjesë në listën e 73 anijeve të sinjalizuara nga autoritetet e Kongos. Ata kanë bërë të ditur se këto anije mbajnë flamurin e këtij vendi pa pasur asnjë të drejtë dhe në mënyrë të paligjshme. Mjeti, me në bord 2 400 ton profile hekuri, duket se i transportonte pa dokumentat e nevojshme të sigurisë.

Rastin tani e ka marrë në shqyrtim prokuroria, që duhet të vazhdojë hetimet e mëtejshme.

Nuk dihet ende se sa kohë anija mund të mbahet e bllokuar, e bashkë më të edhe ekuipazhi i përbërë prej shtatë anëtarësh, të gjithë shtetas shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat