Seks për 50-150 euro në Tiranë. Kush ishte Ambra 21 vjeçe dhe Fllanxa ato që kishin rekrutuar 6 punonjëse seksi?

Shqipëria

Seks për 50-150 euro në Tiranë. Kush ishte Ambra 21 vjeçe dhe Fllanxa ato që kishin rekrutuar 6 punonjëse seksi?

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 10:23
Ilustrim

Ka qenë një rrjet i mirëorganizaur, i cili survejohej edhe nga një punonjës policie, por që në fund ka rezultuar me arrestimin e 11 peronave, ndjekjen në gjendje të lirë të 10 të tjerëve dhe shpalljen në kërkim të një tjetër shtetasi.

Policia e Tiranës pas disa muaj hetime ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Free Taxi”, ku është zbuluar dhe skema që personat kishin ngritur për të rekrutuar punonjëse seksi por njëkohësisht edhe për të shpërndarë lëndë narkotike.

Por si funksiononte gjithë ky rrjet? 

Ka qenë dy shtetase Fllanxe.A  ,37 vjeçe, lindur në Dibër, me shtetësi Maqedonase dhe banuese  në Tiranë si dhe Ambra .I, 21 vjeçe lindur dhe banuese në Tiranë, të cilat në bashkëpunim me taksistët nisnin rekrutimin e të reja që më pas i shfrytëzonin për punonjës seksi. Shtetaset Ambra I, Fllanxe. A , dyshohen se rekrutonin vajza të moshave të ndryshme për të ushtruar prostitucion dhe  klientet  siguroheshin  prej organizatorëve.( taksistët) Shuma per çdo klient shkonte nga 50 në 150 euro. Aktiviteti i tyre kriminal kamuflohej dhe lehtësohej nëpërmjet aktivitetit si taksist duke bërë  të mundur transportimin e vajzave që ushtrojnë prostitucion në Hotele dhe ambjente të tjera  (që  njësohen me to), për të kryer prostitucion. Gjithashtu dyshohet se këta shtetas  në disa raste kanë siguruar dhe lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën ua shisnin klientëve. Nga arrestimet e bëra në disa prej ambienteve jane konstatuar lëndë narkotike e llojit kokainë ne disa porcione ku jane sekuestruar disa doza kokaine dhe mjete për përdorim të lëndëve narkotike. 

Te arrestuarit

llanxe.A  ,37 vjeçe, lindur në Dibër, me shtetësi Maqedonase dhe banuese  në Tiranë. Arrestuar për veprën  penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i K.penal, me preçedent të mëparshëm penal për të njëjtën tendence kriminale.

2. Ambra .I, 21 vjeçe lindur dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për  të njëjtën veper penale. Arrestuar për veprën penale të "Shfrytëzim Prostitucionit" parashikuar nga neni 114 i K. Penal

3. Anxhela Xh, 36 vjeçe ,banuese në Tiranë. Arrestuar për veprën penale të  "Prostitucionit "dhe "Shfrytëzim Prostitucioni",parashikuar nga nenet 113 dhe 114 të Kodit Penal.

4. Maringlen Ahmetaj, vjeç 33 banues në Tiranë,  “TAKSIST ”. Ndaluar për veprën penale të "Shfrytëzim Prostitucionit",dhe "Shitjes narkotikëve"parashikuar nga nenet 114 dhe 283 te K. Penal.

5. Arben Bici,36 vjeç ,banues në Tiranë, “TAKSIST ”. Ndaluar për veprën penale të "Shfrytëzim të Prostitucionit në bashkëpunim", parashikuar nga neni 114 dhe 25 i K.Penal.

6.  Përparim Kola,41 vjeç ,lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, "TAKSIST". Ndaluar për  veprën penale të " Mos kallzimit të krimit"parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

7.  Kujtim Karamuça,50 vjeç,  lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë,“ TAKSIST ”. Ndaluar për veprën penale  të " Shfrytëzimit të Prostitucionit "dhe Shitjes së narkotikëve, parashikuar nga nenet 114 dhe 283 te Kodit  Penal.

8. Lendi Stefani, 47 vjeç lindur dhe banues në Tiranë .Arrestuar për veprën penale  "Përshtatja e ambjenteve për përdorim droge" parashikuar nga neni 285/a i Kodit Penal.

9. Gjergji Rusa, 24 vjeç,lindur dhe banues ne Tiranë.Arrestuar për veprën penale të“Prostitucionit”, neni 113 i K. penal.

10. Albion Todri, 32 vjeç ,lindur ne Berat dhe banues ne Tiranë .Arrestuar për veprën penale  “Shitje, prodhim narkotikësh” dhe “prostitucion” parashikuar nga neni 283 dhe 113 i Kodit Penal.

11. Elton Shtrepi, 32 vjeç,  banues në Tiranë me detyrë punonjës policie. Ndaluar për veprën penale të" “Ushtrimi i ndikimit të autoritetit të paligjshëm ” Shfrytëzim prostitucioni kryer në bashkëpunim , dhe Moskallëzim krimi”, parashikuar nga nenet 245/1,  114 / 25 dhe neni 300 i Kodit Penal 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat