Lulzim Basha, lule dhe nderim për shkrimtarin e madh Dritero Agolli

Shqipëria

Lulzim Basha, lule dhe nderim për shkrimtarin e madh Dritero Agolli

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 11:25
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke bere homazhe per nder te shkrimtarit Dritero Agolli

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë homazhe sot në orën 11:00 në nderim të shkrimtarit të madh Dritero Agolli, në Pallatin e Kongreseve. Basha shoqërohej nga një përfaqësi e Partisë Demokratike. Ai vendosi lulet dhe u përkul me respekt krahas mijërave qytetarëve që prisnin në radhë.

Ditën që mësoi lajmin e vdekjes së shkrimtarit, Basha u shpreh me këto fjalë:

"Kombi shqiptar humbi sot kolosin e letrave shqipe, poetin tonë të madh, shkrimtarin e njerëzve të vërtetë, Dritëro Agollin. Familja e tij, miqtë dhe të dashurit, lexuesit, shqiptarët kudo ku ndodhen ndajnë sot dhimbjen për ndarjen nga jeta të babait, bashkëshortit, mikut dhe gjeniut të letrave shqipe.

Pak shqiptarë kanë ndikuar në ndërgjegjen dhe emocionet tona si Dritëroi i madh. Ai transformoi letersinë shqipe duke emancipuar shoqërinë shqiptare me veprën e tij për të mirën dhe të keqen, për njerëzit e thjeshtë, për dashurinë për vendlindjen dhe atdheun.

Kam patur nderin dhe privilegjin ta njoh, ta takoj dhe ta dëgjoj nga afër Dritëroin sepse dera e tij e madhe ishte gjithnjë hapur. Vepra e tij është e përjetshme. Në paqe u prehtë shpirti i tij."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat