Ministria e Brendshme: Pastrojmë policinë nga ata që shkelin ligjin

Shqipëria

Ministria e Brendshme: Pastrojmë policinë nga ata që shkelin ligjin

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 16:40
Ministria e Punëve të Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se policia dhe qeveria janë të lidhur me krimin dhe drogën.

Në një deklaratë për mediat, ministria e Brendshme duke iu referuar edhe arrëstimit të dy policëve në Vlorë dhe Tepelenë thotë se kjo tregon vullnet për të pastruar nga policia të gjithë ata që shkelin ligjin.  

Deklarata e Ministrisë së Brendshme

Sot PD u kujtua të nxjerrë tellallin e radhës për të sulmuar Policinë e Shtetit.

Që nga dita jonë e parë e punës, janë mbi 2.800 punonjës policie në procedim penal dhe disiplinor.

Kaq mjafton për të kuptuar çfarë policie trashëguam, por edhe vullnetin tonë për të ndërtuar integritet, duke pastruar nga policia të gjithë ata që shkelin ligjin.

Çdo polic në hetim apo i arrestuar, është konfirmim i përpjekjes sonë për Policinë e gjeneratës tjetër, që u shërben qytetarëve dhe zbaton ligjin.

Të sulmosh të gjithë Policinë për pastrimin e të korruptuarve nga radhët e saj, është si të sulmosh z. Alibeaj pse ka familjarë të tij, që kanë probleme me ligjin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat