Ambasada e SHBA-së: Trashëgimia e Dritëro Agollit do të vazhdojë të frymëzojë gjeneratat e shqiptarëve

Shqipëria

Ambasada e SHBA-së: Trashëgimia e Dritëro Agollit do të vazhdojë të frymëzojë gjeneratat e shqiptarëve

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 19:16
Dritëro Agolli

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u shprehu sot ngushëllimet e thella familjes së Dritëro Agollit dhe popullit shqiptar për humbjen e një ikone kombëtare.

“Trashëgimia e tij do të jetojë në punën e tij dhe fjalët e tij do të vazhdojnë të frymëzojnë gjeneratat e shqiptarëve”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Patriarku i letrave shqipe Dritëro Agolli ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare pasi prej disa ditësh, ai ishte shtruar në spitalin universitar ”Shefqet Ndroqi”, në Tiranë për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore prej një sëmundje pulmonare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat