Bujar Nishani refuzon takimin me ambasadorin Lu, shkak akuzat ndaj Llallës

Shqipëria

Bujar Nishani refuzon takimin me ambasadorin Lu, shkak akuzat ndaj Llallës

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 15:12
Bujar Nishani

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka refuzuar sot një takim me ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare shumë pranë kreut të shtetit, të cilat pohojnë se “për Presidentin e Republikës, Bujar Nishani akuzat e adresuara sot ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla janë shumë të rënda dhe për to kërkohet një sqarim në rrugë institucionale dhe zyrtare.

Në adresë të Presidentit të Republikës, më herët nuk ka mbërritur asnjë shqetësim nga partnerët strategjikë të Shqipërisë sa i përket rolit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla ndaj dhe Bujar Nishani, në cilësinë e kreut të shtetit ka kërkuar kohë të nevojshme për t’u njohur më në detaje lidhur me pretendimet e ngritura sot publikisht nga ambasadori amerikan”, – pohuan burimet.

Ndërkohë fill pasi akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm për shkelje të Kushtetutës dhe për faktin se për 18 muaj me rradhë ka qenë kundër reformës në drejtësi, ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu pati sot takime në kryeministri dhe me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat