Mediu takim dhe bisedë me sekretarin e ri të Shtetit në SHBA: Situata në Shqipëri e papranueshme

Shqipëria

Mediu takim dhe bisedë me sekretarin e ri të Shtetit në SHBA: Situata në Shqipëri e papranueshme

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 14:35
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu me sekretarin e ri të shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim dhe bisedë me sekretarin e ri të shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson. Njoftimin për takimin e ka bërë vetë Mediu në rrjetin social në Facekook.

“Të dashur miq

Sot pata kënaqësinë gjatë mëngjesit të lutjeve, të kisha një bisedë me Sekretarin e ri të Shtetit, Rex Tillerson.

Mbasi e urova për detyrën e re vura në dukje se gjithë shqiptarët pa dallim janë pro amerikanë dhe mirënjohës për atë çka bërë Amerika, për njohjen e shtetit shqiptar, pavaresinë e Kosovës dhe antarësimin e Shqiperisë në NATO.

Po ashtu ngrita shqetësimin për situatat në Ballkan, rishfaqjen e konflikteve me bazë etnike të qëllimshme.

Situata në Shqipëri vura në dukje është bërë e papranueshme për shkak të krimit të organizuar trafiqeve dhe pamundësisë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkruan Mediu në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat