Në varfëri, pa babain

Shqipëria

Në varfëri, pa babain

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 13:09
Djali pa babain

Vdekja e babait 4 muaj më parë, i ka lënë jo vetëm jetimë, por edhe të pastrehë. Dy fëmijët e Behare Shehut, në fshatin Renxë të Dibrës, jetojnë në një strehë të përkohshme të ofruar nga familjarët, në një dhomë ku duhet të rrinin deri në përfundimin e shtëpisë, që do ta ndërtonte kryefamiljari, Hektori.

“Ne jetojmë me një pension që më kanë lidhur për burrin, 9 mijë lekë të vjetra. Jetojmë me ndihmën e njerëzve”, tregon Behare Shehu.  

Gruaja dhe fëmijët kanë mbetur në mëshirën e fshatit dhe të fatit.
Ndihmat nga bashkëfshatarët nuk mungojnë, qoftë në veshmbathje, miell apo dru zjarri, por dëshpërimi dhe e ardhmja e pasigurtë për fëmijët e saj, 9 dhe 1 vjeç, e shtyn edhe këtë grua, si shumë të tjera që i ka parë në televizor, që të kërkojë ndihmë publikisht.  

“Kush të mundet të vejë dorën në zemër, të paktën një dhomë sikur të më rregullonin, sa të fus kokën me fëmijët e mi”, thotë Beharja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat