Tension mes PS-LSI? Reagon edhe Erion Veliaj: Shkarkimi i Manjanit, telenovelë

Shqipëria

Tension mes PS-LSI? Reagon edhe Erion Veliaj: Shkarkimi i Manjanit, telenovelë

Më: 31 janar 2017 Në ora: 19:59
Erion Veliaj

Kreu i Bashkise se Tiranes e ka quajtur telenovelë situatën politike mes PS dhe LSI-se, teksa gazetaret e pyeten per raportin me aleatin ne qeverisje dhe shkarkimin e Ylli Manjanit si Minister i Drejtesise.

“Jo harxhim kohe me telenovele dhe gjërat e së shkuarës nuk i bëjnë mirë Shqipërisë. Shqiptaret presin ta shohin qeverinë në punë, unë kam qenë anëtar i qeverisë dhe them se sot si drejtues i një ekipi ne Bashkine e Tiranes, ekipi është më i rëndësishëm se sa një individ. Bashkimi bën fuqinë, sot jemi më të bashkuar se kurrë dhe besoj se keshtu do te jemi. Të vendosur për të pasur një fitore më të thellë këtë vit. Me aleancën që kemi me LSI është nje projekt përtej një mandati…është konceptuar bashkim i së majtës përtej një mandati besoj që kështu do jetë.

I pyetur se brenda LSI-se ka zera qe nuk duan nje koalicion me PS, se cfare mendimi kane socialistet, Veliaj u pergjigj: “Nuk ka zëra kundër brenda PS për një kolicion tjetër me LSI në zgjedhje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat