Rama: Zgjodhëm mes kryeministrit dhe ministrit

Shqipëria

Rama: Zgjodhëm mes kryeministrit dhe ministrit

Më: 30 janar 2017 Në ora: 15:42
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka folur për gazetarët lidhur me shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanit. Rama, tha se kohët e fundit mes kreut të qeverisë dhe ministrit ka pasur mosmarrëveshje.

Luan Rama : Është e vërtet që në raportet e bashkëpunimit mes ministrit dhe kryeministrit ka ekzistuar një problematikë e cila është agravuar më tej. Kishim dy alternativa ose të shkarkonim kryeministrin ose ministrin. Pranuam zgjedhjen e kryeministrit, pasi LSI është e vendosur për të bashkëpunuar dhe  për mirëqeverisje .

LSI do të vazhdojë të kontribuojë me shumë seriozitet për të normalizuar dhe raporte të kësaj natyre.

Kritika është një forcë zhvillimi, e rëndësishme që qeverisja të shkojë më tej./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat