Blushi: Vendimi i Greqisë për ushtarët – racist e i ulët

Shqipëria

Blushi: Vendimi i Greqisë për ushtarët – racist e i ulët

Më: 29 janar 2017 Në ora: 18:18
Ben Blushi

Kreu i partisë “Libra”, deputeti Ben Blushi thotë se vendimi i Greqisë për të dënuar ushtarët vetëm se bënë me duar simbolin e shqiponjës dy krenare, është i ulët dhe racist.

“Standardi i padrejtë i Greqisë. Nëse ushtarët që janë fotografuar me simbolin shqiptar burgosen, ky do të ishte një standard shumë i ulët dhe racist i ushtrisë greke. Shqipëria dhe Greqia janë anëtare të NATO-s që do të thotë se në rast rreziku duhet te luftojnë nën të njëjtin flamur. A do arrestoheshin ushtarët grekë nëse do dilnin në foto me simbole franceze, gjermane apo angleze? Sigurisht që jo. Greqia po i ndëshkon ushtarët si shqiptarë dhe jo si qytetarë të lirë, çka është e padrejtë dhe e papranueshme!”, ka shkruar Blushi.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke tha sot se 7 ushtarët shqiptarë që bënë shqiponjën do të dënohen me nga 60 ditë burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat